DYLON

Komuna e Vitisë shënoi 5 Qershorin-Ditën Botërore të Mjedisit

Komuna e Vitisë shënoi 5 Qershorin-Ditën Botërore të Mjedisit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, ka shënuar sot 5 Qershori- Ditën Botërore të Mjedisit.

Me këtë rast në disa lokacione të qytetit të Vitisë, janë zhvilluar aktivitete mjedisore përfshirë edhe mbjelljen e luleve dhe fidanëve.

EkoHigjiena

 Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe nxënës të shkollave fillore por edhe të mesme që vijojnë mësimin në qytetin e Vitisë.

Për të pranishmit nga një fjalë rasti lidhur me këto aktivitete, kanë mbajtur Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Ata potencuan se komuna e Vitisë në vazhdimësi është kujdesur për një mjedis të pastër dhe se sot më shumë bëhet fjalë për një aksion simbolik për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Përndryshe 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.