Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu priti në takim lamtumirës komandantin I LBT të Kforit Turk në Gjilan të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për kujdesin dhe angazhimin që ka pasur për sigurinë në komunës së Gjilanit.
Në shenjë bashkëpunimi Komandanti Albajrak i dhuroi një mirënjohje kryetarit të KBI-së Naim Aliu.
Gjithashtu edhe Kryetari Aliu në shenjë respekti dhe bashkëpunimi i dhuroi një dhuratë simbolike libër katalog me xhamitë e Kosovës dhe një flamur kombëtar.