DYLON

Delegacioni i bizneseve amerikane diskuton mundësitë e bashkëpunimit me bizneset kosovare

Delegacioni i bizneseve amerikane diskuton mundësitë e bashkëpunimit me bizneset kosovare
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në vizitë delegacionin e bizneseve amerikane të udhëhequr nga Konzullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Teuta Sahatqija, ku bizneset anëtare patën rastin të shkëmbejnë mundësi bashkëpunimi me ato amerikane si dhe krijimin e lidhjeve të reja në sektorë të ndryshëm.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ky takim është një mundësi e mirë për të ndërtuar dhe krijuar bashkëpunime të reja me kompanitë amerikane, si dhe një rast i veçantë që bizneset amerikane të njihen me disa nga storiet e suksesit të Kosovës. Zeka falenderoi Ambasadoren Sahatqija jo vetëm për punën e saj në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork por edhe në ndërtimin e marrëdhënieve mes bizneseve si dhe nxitjen e relacioneve ekonomike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e e cila është edhe misioni i Odës Ekonomike Amerikane.

Konzullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, tha se prioriteti ynë kryesor mbetet krijimi i lidhjeve dhe partneriteteve mes bizneseve kosovare dhe atyre amerikane, si dhe përmirësimi i imazhit të kompanive tona në tregjet ndërkombëtare. Ajo tha se përmes kësaj vizite jemi duke synuar bashkëpunime të reja për bizneset tona duke pasur parasysh kapacitetet e tyre gjë e cila do të ndikojë edhe më tutje në krijimin e imazhit të Kosovës si një vend i përshtatshëm dhe atraktiv për investime të huaja.

EkoHigjiena

Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë amerikane MD Squared Property Group, Michael Mintz, tha se kapacitetet e të rinjve dhe ndërmarrësve në Kosovë si dhe talenti i tyre janë të jashtëzakonshme. Ai tha se janë mjaft të impresionuar me zhvillimin e bizneseve në Kosovë si dhe mbështetjen e sektorit privat dhe qeverisë në kultivimin e kapitalit njerëzor si dhe lehtësirave të tjera në zhvillimin e bizneseve në vend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.