Ronaldo: Ishte natë magjike, por kemi ende punë

Ronaldo: Ishte natë magjike, por kemi ende punë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur. Përkundër moshës së tij 34 vjecare ai di të tregojë lojëra të bukura dhe mbi të gjitha të shënojë gola.

Ai pati rol vendimtar në fitoren e Juventusit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke shënuar tre gola. Ronaldo me shokë eliminoi Atleticon, duke përmbysur rezultatin përkundër faktit që ata ishin në epërsi prej 2 golave.

Pas lojës Ronaldo ka thënë se transferi i tij u bë për të treguar veten pikërisht në lojra të mëdha dhe se ata kanë ende punë për të bërë.

“Kjo është arsyeja pse Juventusi më transferoi dhe unë tentova ta jap më të mirën time. Është një natë magjike. Atletico është kundërshtar shumë i vështirë, por ne e dëshmuan se jemi ekip i madh. I marrim të gjitha hap pas hapi, do ta shohim”, ka thënë Ronaldo.

“Kishim nevojë për një natë me të vërtetë të veçantë dhe ashtu ishte. Nëse vazhdojmë kështu… ne nuk kemi fituar ende, por kemi arsye për të qenë krenar sepse jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Ronaldo, menjëherë pas ndeshjes.

KOMENTE