DYLON

Kryetari Hyseni viziton KBI-në, e uron kryetarin Aliu për mandatin e ri dhe për muajin e Ramazanit

Kryetari Hyseni viziton KBI-në, e uron kryetarin Aliu për mandatin e ri dhe për muajin e Ramazanit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitave të shumta ne selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ishte edhe vizita e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që së bashku me deputet, drejtor komunal a anëtarë kuvendi, u mirëpriten nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu me bashkëpunëtorë.

Kryetari Hyseni uroi kryetarin e KBI-së, Naim Aliun, për ardhjen e muajit të Ramazanit dhe gjithashtu edhe për emërimin në krye të KBI në Gjilan edhe për këtë mandat katërvjeçar.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari i KBI së, Aliu e falenderoi kryetarin Hyseni për vizitën dhe për urimet derisa u shpreh se bashkëpunimi me institucione vendore për të mirën e qytetarëve të Gjilanit është ndër prioritetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.