Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar për investimin e radhës në sektorin e bujqësisë.
Ky bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief në vlerë prej 128,804.35€ do të ndikojë në rritjen e produktit, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e fermerëve. Jam shumë i lumtur që po i pasurojmë tokat tona, përmes serrave të vogla dhe makinerive të reja bujqësore”, është shprehur Kryetari Rahimaj.
Ai gjtihashtu ka shtuar se angazhimi në këtë sektor do të vazhdojë. /2LONLINE/