DYLON

Mbahet diskutimi publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike

Mbahet diskutimi publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunës së Kamenicës ka mbajtur diskutimin publik për Draft-Rregulloren për Shërbime Publike.

Këtë diskutim e hapi grupi punues i kësaj rregulloreje, ku të pranishëm ishin zyrtarë komunal, qytetarë e OJQ.

EkoHigjiena

Kryetari i grupit punues të këtij dokumenti, Sami Morina, në hapje të këtij diskutimi ka thënë se kjo rregullore ka për qëllim trajtimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale, përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe pamjes sa më të bukur të qytetit dhe vendbanimeve tjera.

“Me këtë Rregullore përcaktohen të drejtat, detyrat dhe sanksionet kundërvajtëse me gjobë për personat fizik, personat juridik, në lëmin e shërbimeve publike në territorin e Komunës së Kamenicës”, ka thënë ai.

Nga të pranishmit u bënë disa pyetje dhe komente kryesisht në riformulim të neneve, dhe fjalive.

Lidhur me këtë diskutim do të publikohet edhe procesverbali.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.