Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Komandantin Florim Klaiqi dhe drejtorët komunal Zotrim Kastrati e Diana Kryeziu kanë pritur në takim Kolonelin Agron Rukiqi, Nënkolonelin Fazli Rugova, Majorin Alban Ramushi, Kapitenin Rashit Rashiti, Kapitenin Nazif Hajrizi dhe S.c Zenel Telaku.
Ata kanë diskutuar sa i përket çështjeve të sigurisë si dhe mundësisë së punimeve për rregullimin e stacionit policor në fshatin Muçiverc.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes Policisë dhe Komunës së Kamenicës do të vazhdojë duke kontribuar dhe siguruar ambient të sigurt për të gjithë.