DYLON

Inspektori Gjeneral, gjeneralmajor Irfete Spahiu vizitoi Inspektoratin e Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë

Inspektori Gjeneral, gjeneralmajor Irfete Spahiu vizitoi Inspektoratin e Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kroacisë, Inspektori Gjeneral, gjeneralmajor Irfete Spahiu, me ekipin e saj, kolonel Lulzim Deliu dhe nënkolonel Ramiz Bytyqi, me ftesë nga Inspektorati i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, kanë realizuar vizitë zyrtare në Inspektoratin e Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë.

Me këtë rast, gjeneralmajor Spahiu është pritur nga Inspektori i Mbrojtjes, gjenerallejtënant Sinisa Jurkovic dhe ekipi i tij. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, gjeneralmajor Spahiu është pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusic, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e mbështetjes nga Ministria e Mbrojtës e Republikës së Kroacisë, për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Me pas, ekipet e Inspektoratit Gjeneral dhe Inspektoratit të Mbrojtjes, kanë zhvilluar takimin, ku janë bërë prezantimet nga të dyja palët për përgjegjësitë dhe detyrat e dy Inspektorateve dhe janë zhvilluar diskutime për mundësi të mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve të Inspektoratit Gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, gjeneralmajor Spahiu dhe ekipi i saj, kanë vizituar qytetin e Vukovarit, ku kanë bërë homazhe dhe nderime për të rënët gjatë luftës për çlirimin e Kroacisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.