Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me u.d së drejtorit në Drejtorinë e Arsimit, Visar Dërmaku dhe mësimdhënësin Afrim Dervishi, kanë pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut në nivel komunal, Lulzim Thaqi, nënkryetarën Mensure Morina dhe dy anëtarët Nehat Baxhuku dhe Durim Shala.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e arsimit si dhe bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe SBASHK-ut në nivel komunal.
I pari i komunës duke falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, tha se mirëpresin çdo bashkëpunim që ka të bëjë me ngritjen e nivelit të arsimit në Kamenicë.
“Ngritja e cilësisë se arsimit në Komunën tonë është prioritet i yni. Andaj ne mirëpresim bashkëpunimet të cilat kanë për qëllim këtë”, ka thënë ai. /2LONLINE/