DYLON

Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Kryeministri Kurti bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tij.

Në nderim të tij, kryeministri bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, vendosën një kurorë me lule të freskëta.

EkoHigjiena

Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, tha Kryeministri Kurti.

Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai.

Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne e shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.