Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Dorin Vremis, Martina Garbuglia, Afrim Nesreti dhe Faruk Dërmaku.
Kryetari Rahimaj tha se kanë diskutuar për bashkëpunimet që ka pasur më herët Komuna e Kamenicës me OSBE-në.
“Bashkëpunimi kryesisht do të fokusohet në fuqizimin e rinisë dhe përfshirjen e saj në procese vendimmarrëse, punës me komunitete si dhe fuqizimin e grave në institucione lokale.”- tha Rahimaj. /2LONLINE/