Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Malokun, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Takimi më shumë ka qenë njoftues, pas marrjes së detyrës së re nga kryetari Azizi.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe koordinimit të punëve.
Të dy udhëheqësit u dakorduan për rritjen e efikasitetit mes dy institucioneve, me qëllimin e vetëm që sundimi i rendit dhe ligjit të mbretërojë në këtë pjesë të Anamoravës.