Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri dhe Ismet Sylejmani, janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
“Bashkë me deputetin Luan Aliu, drejtorin e DKRS, Kushtrim Zeqirin dhe mikun tonë Ismet Sylejmani, ishim për vizitë te kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se pak ditë para se të bëhej kryeministër, duke qenë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në kryeministri.
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se kishte takim miqësor me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, asistentin këshilltar, Hekuran Rapuca dhe Ismet Sylejmanin. Ishte kënaqësi e sinqertë. /2LONLINE/