DYLON

Ballkani kampion – e derbi i skuadrave gjilanase, i takoi SC Gjilanit

Ballkani kampion – e derbi i skuadrave gjilanase, i takoi SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në futboll, solli ndeshjet e javës së 35-të, të parafundit të këtij sezoni, por që me fitore minimale (0:1) ndaj Llapit, skuadra e Ballkanit siguroi qysh sot titullin e kampionit. Ndërkohë që derbi lokal i skuadrave gjilanase i ka takuar SC Gjilanit që mundi Dritën me rezultat 2 me 1.

Një xhiro para përfundimit të  kampionatit, Ballkani ka tani 75 pikë, 7 më shumë se Llapi i dyti, duke bërë që ta festoj qysh sot mbrojtjen e titullit kampion.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Gjilani ka fituar tri pikë të arta pasi mundi Dritën (2:1) dhe vazhdon ta mbajë pozitën e 7-të, duke e lënë në pozitën e 8-të, atë të barazhit, Feronikelin, që poashtu ka shënuar sot fitore, por që ka një pikë më pak dhe si për Gjilanin (42 pikë) ashtu edhe për Feronikelin (41 pikë), java e fundit do të jetë ajo që do ta përcaktojë se kush do të  mbesë në barazh.

Gjilani me fitore ndaj Dukagjinit në xhiron e fundit do ta sigurojë mbijetesën, pa marr parasysh rezultatin e Feronikelit që do të ndeshet me Fushë Kosovën. Në të kundërtën, duhet parë epilogun e këtyre dy takimeve.

Java e 35-të solli këto rezultate

Gjilani-Drita  2 :1
Llapi-Ballkani 0:1
Feronikeli 74’-Dukagjini  3:2
Prishtina-Fushë Kosova  5:0
Malisheva-Liria  7:4

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.