Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka prit kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin.
Në takim është diskutuar lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes dy komunave.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se me kënaqësi të veçantë priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.
“U takuam përsëri dhe biseda vazhdoi aty ku e kishim lënë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari thekson, se komunat dhe qytetet tona janë të pandashme nga njëra-tjetra.
“U zotuam për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve tona. Së shpejti, bashkë me ekipet tona, do të takohemi përsëri në Preshevë”, tha kryetari Hyseni.
Ndërsa kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se pati kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.
“Gjatë bisedës, diskutuam një sërë temash të rëndësishme për të dyja komunat tona, me fokus në zhvillimin ekonomik turizmin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional”, tha Sinani.
E para e Preshevës, tregoi se presin gjithashtu që kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e administratës, të vizitojë në Preshevë, ku do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional mes komunave tona.
“Falënderoj Alban Hysenin, për mikpritjen dhe angazhimin e tij për këtë bashkëpunim të rëndësishëm”, tha kryetarja Sinani.
Në delegacionin nga Komuna e Preshevës ishin edhe zëvendës kretari, Ragmi Mustafa, kryetari i Kuvendit, dr. Agim Sabedini, si dhe këshilltarja në Kuvendin e Preshevës, Florije Xhemaili. /2LONLINE/