DYLON

Komuniteti bujqësor dhe i arsimit paraqesin kërkesat për planifikimin buxhetor

Komuniteti bujqësor dhe i arsimit paraqesin kërkesat për planifikimin buxhetor
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit, ku sot janë marrë kërkesat nga komuniteti bujqësor dhe i arsimit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ka falênderuar pjesëmarrësit, duke shpresuar se bashkarisht do t’i shtyejnë proceset përpara.

EkoHigjiena

Ajo tregoi se po mbajnê dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027, me qëllim të inkorporimit të kërkesave nga qytetarët dhe punonjësit e arsimit, shëndetësisê, kulturës, bujqësisë, rinisë e fushave tjera.

Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po kalojnë në njê fazë të rëndësishme për dëgjimet buxhetore.

“Me këto dëgjime buxhetore, po tentojmë ti bëjmë aktiv qytetarët me kërkesat e tyre”, tha drejtoresha.

Sipas saj për vitin 2025 janë të planifikuara mbi 39 milionë euro.

“Kërkesat e juaja, do të integrohen në planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027”, tha drejtoresha Murati Leka.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tregon se bujqësia dhe arsimi janë të rëndësishme dhe presim që kërkesat e juaja tê inkorporohen në planifikimet e buxhetit.

Bajram Isufi, drejtor për Bujqësi e Pylltari, tha se në harmoni me planin e punës për vitin 2025, si dhe në harmoni me prioritetet strategjike të sektorit të bujqësisë në Komunën e Gjilanit, kanë hartuar një listë të prioriteteve që komuna dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka për këtë sektor.

“Do të vazhdojmë të kemi prioritet fermerët e Komunës së Gjilanit, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së tyre në çdo aspekt”, tha Bajram Isufi.

Sipas tij Drejtoria e Bujqësisë, së bashku me kryetarin e komunës Alban Hyseni nga i cili kanë përkrahjen e plotë të gjitha kërkesat që vijnë nga drejtoria do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar, trajnuar, këshilluar ata me të gjitha kapacitetet komunale. /2LONLINE/