Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Hyseni tha se me kryetaren Sinani kanë diskutuar rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës.
“Prita në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Diskutuam rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në përfundim të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet bashkëpunimi me koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/