DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mbarëvajtja e procesit të dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të fokusit të takimit dhe temave të diskutimit. Zëvendëskryeministri Bislimi riktheksoi se dialogu është në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. U potencua pacenueshmëria e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE. Z. Escobar tha se ky proces ka përkrahje të plotë nga ana e SHBA-ve. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian, z. Lajçak tha se ky takim është një mundësi e mirë për të vazhduar diskutimet dhe avancuar mëtej në këtë proces. Gjithashtu, z. Bislimi konfirmoi përkushtimin e Kosovës në vazhdimin e angazhimit konstruktiv në proces dialogut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.