“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllait, tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas tij, pas më shumë se 2 orë pritje, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin, pa e dhënë asnjë arsye se pse janë ndalur në këtë pikë kufitare.
“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufi pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/