DYLON

Policia e Kosovës arreston një person për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës arreston një person për kontrabandim me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sektori në Gjilan(DHKEK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas veprimeve hetimore, sot më datë 27.02.2023, ka arrestuar të dyshuarin F.V., (1969), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandim me mallra’.

I dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

EkoHigjiena

I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.