Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij se vetëm për dy vite qeverisje profesionale e të ndershme, NPL Tregu nga bilanci financiar me humbje rreth 36,000 euro dhe vetëm 12 punëtorë, në 2023 arriti të ketë 290 punëtorë (2316% më shumë) e 30% paga më të larta dhe një fitim neto prej 98,176 euro (370% më shumë).
“Ndërsa Komuna ka kursyer me qindra mijëra euro nga anulimi i kontratave të dëmshme me operatorë privat dhe kalimin e këtyre shërbimeve në NPL Tregu. Qeverisje e ndershme, racionale dhe për të mirën publike”, ka thënë kryetsri Hyseni. /2LONLINE/