DYLON

LDK: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin 

LDK: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin 
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë. 

“Është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, duke e vendosur në fokus mobilizimin dhe angazhimin e strukturave dhe qytetarëve, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore”, thuhet në komunikatë. 

EkoHigjiena

Sipas LDK-së së Gjilanit, ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme. 

“LDK do të vazhdojë t’i mobilizojë qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat, në interest ë mbrojtjes së zhvillimit lokal, të politikave zhvillimore, stabilitetit politik të domosdoshëm dhe gjetjen e një morie të problemeve që lidhen me abuzimin e pushtetit, buxhetit, abuzimin e të drejtës dhe cenimit për qytetarët që janë të limituar në të drejtat e punës, në të drejtën për qasje për mbrojtje sociale, në të drejtën për jetë të barabartë”, thuhet tutje në komunikatë ne lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.

“Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin”, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.