Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka diskutuar me drejtorët komunalë lidhur me premtimet dhe realizimin e projekteve, duke thënë se nga 109 premtime, 87 janë të realizuara.
I pari i Komunës së Gjilanit tha se tema e diskutimit të bordit të drejtorëve sot ishin premtimet që ende nuk janë përmbushur.
“Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona. Secila punë e mirë po kundërshtohet. Çdo projekt në interes publik po luftohet”, tha Alban Hyseni.
Kreu i Gjilanit, theksoi se megjithatë, premtimet e dhëna po i përmbushin, ndërsa po vazhdojnë luftën ndaj atyre që e shohin publiken si private. /2LONLINE/