Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se mbështetja për fermerët e komunës sa vjen e shtohet.
“Për herë të parë në nivel vendi, komuna e Gjilanit do të fillojë subvencionimin e ruajtjes së pemëve dhe perimeve të kultivuara nga fermerët gjilanas. Ruajtja e pemëve dhe perimeve do të bëhet në kompaninë lokale ASK-Food, për arsye se është e vetmja kompani e cila posedon frigoriferët me teknologjinë ULO (Oksigjen të kontrolluar), në të cilët mund të bëhet ruajtja në kohëzgjatje deri në 6 muaj”, ka thënë kryetari Hyseni.
Sipas tij, përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, kompania garanton në ruajtjen e pemëve dhe perimeve me cilësinë e njëjtë si në ditën e dorëzimit të produkteve dhe se pesha e lejuar e humbjes gjatë ruajtjes në frigoriferët me teknologjinë ULO është 2-3%. /2LONLINE/