DYLON

Gjilani arkëton tri pikë, shënon fitore ndaj Lirisë

Gjilani arkëton tri pikë, shënon fitore ndaj Lirisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 7-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot janë zhvilluar tri takime. Skuadra gjilanase SC Gjilani ka shënuar fitore minimale por të rëndësishme dhe ka arkëtuar tri pikë.

Fitore të rëndësishme realizoi edhe Gjilani që e mposhti Lirinë, me rezultat 1:0.

EkoHigjiena

Golin e vetëm, të vlefshëm për pikë të plota në këtë ndeshje, e shënoi Edi Basa në minutën e 56-të, nga penalltia.  Përgjatë këtij takimi pati edhe një penalltim por që gjilanasit nuk e konkretizuan, ndërsa u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin skuadër. (Dube i Lirisë dhe Milev i Gjilanit).

Pas tri pikëve të reja Gjilani ngritët në kuotën e shtatë pikëve, por ka edhe një lojë të pazhvilluar.

Përndryshe, në ballafaqimet tjera të ditës së sotme, Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2:0. si dhe Llapi ka fituar me përmbysje të rezultatit kundër Malishevës 3:2.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera, Feronikeli ’74-Drita dhe Prishtina-Dukagjini.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.