I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka bërë ftesë partive politike, siç ka thënë, që të bisedojnë lidhur me zhbllokimin e Kuvendit Komunal.
Kryetari i Gjilanit i ka ftuar përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vatra në takim të hënën në orën 09.00.
“Sot, publikisht kemi bërë ftesë për partitë politike që të diskutohet bllokimi i Kuvendit Komunal, buxheti për 2025, bartja e 2.5 milionë eurove, inkubatori i biznesit, si dhe shumë projekte dhe iniciativa të tjera. I presim në takim të hënën, nga ora 09:00”, ka thënë kryetari i Komunës Alban Hysenit. /2LONLINE/