DYLON

Drejtuesit e Qendrës së Paraburgimit mirëpresin në takim ata të Gjykatës Themelore të Gjilanit

Drejtuesit e Qendrës së Paraburgimit mirëpresin në takim ata të Gjykatës Themelore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit, Rasim Selmani, ka takuar Kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu, Nënkryetarin e Gjykatës, Rilind Sermaxhaj, gjyqtarin Sabedin Mushica dhe bashkëpunëtorin profesional, Milot Mehmeti.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv për të siguruar që të gjitha çështjet e paraburgimit dhe dënimet të trajtohen në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të takimit, gjyqtarët patën mundësinë të shohin nga afër hapësirat e Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit.

Ata vizituan ambientet, duke përfshirë dhomat e paraburgimit, hapësirat e vizitave dhe zonat e tjera të institucionit, për të vlerësuar kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.