Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga komuna e Kirchhainit të Gjermanisë, komunë kjo e cila është binjakëzuar me Vitinë.
Këtij delegacioni nga Gjermania, i ka prirë Prof. Rainer Waldhardt dhe atë me grupin e këndimit të Kleinseelheimit të cilët pritet të marrin pjesë në Festivalin “ Flakadani i Karadakut” si mysafirë special.
Kryetari Haliti ju dëshiroi atyre mirëseardhje duke potencuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunim të dy komunave.
Përndryshe pjesë e këtij takimi ishin edhe Prof. Arben Mehmeti si dhe studenti vitias, Taulant Shabani. /2LONLINE/