DYLON

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble. Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO.

Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje.

EkoHigjiena

Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit në Asamblenë e NATO-s do të ketë zgjerim të delegacionit, Kosova përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë.

Me këtë rast, kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.

Një falënderim të veçantë nëpërmjet komunikimit në telefon kryesuesi Hyseni i shprehu presidentit të Asamblesë, z. Michal Szczerba, duke konfirmuar pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave të përbashkëta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.