Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Igli Totozani, drejtor i ri i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan me bashkëpunëtorë dhe me ekipin e OSBE-së në Viti.
Me këtë rast gjatë këtij takimi z. Totozani ka çmuar lartë punën e qeverisjes lokale në Viti, konkretisht të kryetarit Haliti duke shtuar se qytetari ka qenë besnik plotë ndaj tij dhe punës së tij.
Ai ka thënë se OSBE ka një bashkëpunim të mirë me këtë komunë dhe se ata synojnë të fuqizojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim.
Ai shtoI se OSBE do të mbetet një partner kyç në përfshirjen e rinisë dhe grave në aktivitete të ndryshme më në interes të shoqërisë por edhe për buxhetimin gjinor dhe për të nxitur bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërfetar.
Kurse kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe çmoj lartë angazhimin e tyre në interes të shoqërisë në veçanti të gjitha komuniteteve që jetojnë në Viti.
Ai gjithashtu e njoftoj atë për zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë në veçanti për projektet që janë realizuar dhe për ato që pritën të realizohen.
Gjithashtu kryetari Haliti vuri në pah edhe bashkëjetesën në Viti si një shembull i veçantë për gjithë Kosovën. Ai falënderoj OSBE-në për bashkëpunimin dhe u zotua se mbetet i gatshëm të vazhdoj këtë bashkëpunim. /2LONLINE/