DYLON

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, David Patton

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, David Patton
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, Dr. David Patton me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të të rinjve, si dhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit.

EkoHigjiena

Kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime për American Councils që nëpërmjet programeve të ndryshme ka krijuar mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë studentë të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me si dhe mbështetjen e projekteve të ndërsjella.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv, David Patton, shprehu gatishmërinë e organizatës që drejton për të vazhduar mbështetjen për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike të tyre, nëpërmjet programeve të ndryshme që zhvillon American Councils. /2LONLINE/