Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me bashkëpuntorë.
Bashkëpunimi i deritanishëm mes komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe mundësia e bashkëpunimt në disa fusha të ndryshme ishin temë kryesore e këtij takimi.
Kryetari Haliti, në emër të qytetarëve të Vitisë, ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe qytetarët vitias. I pari i komunës e njoftoj ambasadorin edhe mbi zhvillimet e gjithmbarshëm në komunën e Vitisë. Mbi bashkëjetesën e mirë të gjithë komuniteteve dhe në veçanti për punën e qeverisë lokale në mireqenien e qytetarëve. Po ashtu kryetari Haliti foli edhe për punën në të drejtën e barazisë gjinore, personave me aftësi të kufizuara, bashkepunim me organizatat e huaja dhe vendore si dhe për bashkepunimin nderkomunale qoftë në nivel vendi apo me komunat jashtë Kosovës.
Kurse ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, falenderoj atë për siç tha pritjen e ngrohtë duke potencuar se ka një bashkëpunim të mirë mes OSBE-së me komunën e Vitisë duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi. Ai tha se OSBE ka mbeshtetur edhe trajnimin e asamblistëve të rinjë, duke shtuar se ata do të mbështesin edhe nismat e Vitisë në fushën e rinise dhe komuniteteve. Ambasadori Davenport e vlerësoj lartë përpjekjet e kryetarit për zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët pa dallime.
Përndryshe në këtë takim është folur edhe për çështje të tjera si në fushën e sigurisë dhe të drejtat e njeriut por edhe të bashkëjetesës së mirë ndëretnike dhe ndërfetare në Viti. /2LONLINE/