DYLON

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministren e Islandës, Katrin Jakobsdottir, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirjen në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlera të përbashkëta.

Presidentja ka falënderuar kryeministren Jakobsdottir për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtarë. Presidentja Osmani kërkoi vazhdimin e mbështetjes islandeze edhe sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke qene se nga nëntori Islanda e merr kryesimin e Këshillit të Evropës. 

EkoHigjiena

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Jakobsdottir kanë folur edhe për rrugën euroatlantike të Kosovës, përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, si dhe nevojën urgjente të përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.