Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.
Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, pasi që banorët e kësaj ane po presim me padurim që punimet në këtë shkollë të përfundojnë sa më parë. Kryetari Haliti shprehu edhe shqetësimin e tij që përkundër që 1 shtatori është afruar ky projekt duket se nuk do të jetë gati që ti hap dyert për nxënësit e Pozheranit me rrethinë.
Ai Iu bëri thirrje nivelit qendror që në kuadër të kompetencave ligjore, që bëjë çmos që objekti i ri shkollor të përfundoj sa më parë duke potencuar se më këtë duhet të përfundoj edhe stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran.
Ai tha se këtë shqetësim e ndanë së bashku me prindërit, nxënësit, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve të kësaj ane duke kërkuar që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë e të jetë gati për 1 shtator. Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit duke shprehur shqetësimin e qytetarëve të kësaj ane tha se nxënësit fillimisht mësimin e kanë zhvilluar në 5 ndërrime tani ne 4 dhe kështu po vazhdon me vite të dëmtohet procesi i arsimit. /2LONLINE/