DYLON

KRU “Hidromorava” mirëpret konsumatorët nga Diaspora

KRU “Hidromorava” mirëpret konsumatorët nga Diaspora
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të aktivitetit ” Hidromorava në shërbim të Diasporës” zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me konsumatorët nga Diaspora”, thuhet në një njoftim të KRU Hidromorava në Gjilan.

Gjatë bashkëbisedimit, Menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë Granit Sylejmani si dhe zëdhënësja e kompanisë, Rina Ahmeti Kasumi njoftuan të pranishmit për veprimtarinë e Kompanisë Hidromorava, e cila është përgjegjëse për furnizimin e ujit të pijshëm në rajon. U theksua rëndësia e ujit të pijshëm dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të njerëzve.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua rreth ndikimit të ndërmarrjes tek të rinjtë si konsumatorë, mundësitë e punësimit dhe zhvillimit të karrierës në ndërmarrje si dhe mundësit e ndërmarrjes për të përfituar nga të rinjtë.

Gjithashtu me theks të veçantë u diskutua rreth faktorëve pozitive dhe negative që ndikojnë në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Po ashtu u theksua Se mos keqpërdorimi i ujit, kryerja e obligimit ndaj kompanisë për ujin e harxhuar, vetëdijesimi kundër lidhjeve të paautorizuara janë tre faktorë pozitiv që krijojnë stabilitet dhe mundësojnë që kompania të siguroj furnizim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë përdoruesit.

Kombinimi i këtyre faktorëve pozitivë  përmirëson jo vetëm përdorueshmërinë, por ndikon gjithashtu në mirëqenien e përgjithshme të konsumatorëve dhe ndihmon në ruajtjen e një burimi të çmuar të ujit për brezat e ardhshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.