Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Ministrina e Administrimit te Pushtetit Lokal, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancim MAPL – DEMOS – Komuna Përfituese, lidhur me financimin e projekteve nga Granti i Performancës. Nënshkrimi i marrëveshjeve me komunat, sipas MAPL-së është parakusht për procedurat e tjera të alokimit të mjeteve nga GPK. /2LONLINE.com/