DYLON

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kompozitorit Fahri Beqiri

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kompozitorit Fahri Beqiri
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të profesorit e kompozitorit Fahri Beqiri.

“Kompozitori brilant që ndërlidhi klasikën me muzikën tonë popullore, profesor Fahri Beqiri, sot iku nga kjo botë. Ai la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat, porse do të mbahet mend edhe për punën e tij akademike, sikurse edhe në disa institucione të tjera në të cilat shkëlqeu me punën dhe angazhimin e tij”, thuhet të mesazhin e Presidentes Osmani. Ajo ka theksuar se shuarja e profesor Beqirit është humbje e madhe për të gjithë e posaçërisht për komunitetin kulturor. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.