Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim kanadezin Prof. Dr. Gery Partlow me mërgimtarë vitias të cilët jetojnë në Kanadë.
Me këtë rast, kryetari Haliti e ka falënderuar z. Partlow me një mirënjohje për atë se çka ka bërë për shqiptarët e Kosovës në kohët më të vështira.
Sipas mërgimtareve vitias të cilët gjenden në Kanada z. Partlow ka bërë shumë për shqiptarët e Kosovës, të cilët në kohë lufte kanë emigruar në këtë shtet. Sipas tyre ata janë pritur mirë nga ai dhe familja e tij të cilët i kanë ndihmuar vitiasve të shpërngulur prej luftës të integrohen në Kanadë.