“Sot u nderova me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan, Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Sot u nderova me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi.
Po ashtu edhe unë në emër të institucioneve komunale dhe në emër të qytetarëve të Vitisë pata kënaqësinë të nderoj Kolonelin Samulski,nënkolonelin Eddie Simpson dhe LMT-në për komunën e Vitisë me mirënjohje.
Gjithashtu i dëshirova mirëseardhje komandantit të ri të sektorit të lindjes Kolonelit Chriss Mabis.
S.H