Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim këngëtaren e re vitiase, Erta Ramadani e cila ka rrëmbyer vendin e parë ne festivalin “Constelatia Necunoscuta” ne Rumani.
Ajo tha se ka ardhur të takojë kryetarin Haliti dhe ta falënderojë atë për mbështetjen që po i jep ai asaj në karrierën e saj si këngëtare e re nga Vitia e cila, sipas saj, po e përfaqëson Vitinë dhe Kosovën në shumë festival të këndimit.
“I nderuari kryetar, dëshiroj të ju falënderoj juve dhe Komunën e Vitisë për mbështetjen që po më jepni mua si këngëtare e re. Kjo gjë po me jep shtytje që unë të vazhdoj tutje në karrierën time si këngëtare. Për këtë ju janë shumë mirënjohës”, u shpreh ndër tjerash znj. Ramadani.
Me këtë rast ajo i kishte sjellë kryetarit Haliti edhe një dhuratë nga shteti rumun.
Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, krenohet me talentet që ka në të gjitha fusha dhe po bënë përpjekje maksimale që të mbështetën të rinjtë në arritjen e objektivave të tyre.