Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Europian (KE), përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation (CBC), IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me konsulenten Mediana Bislimi dhe inxhinierët e zyrës së projekteve në Viti.
Ky takim kishte për qëllim koordinimin rreth këtij projekti dhe detajizimin e projektit për grantin në KE në programin e CBC, me çrast si pika kyçe ishin projeksioni i investimit capital për pjesen e punimeve, definimi i tereneve ndërtuese e të tjera.
Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar Bashkimin Europian për përkrahjen e vazhdueshme, ku komuna e Vitisë është përfituese e tri projekteve, atë të grantit të performancës, rregullimit të ashensorëve në QKMF dhe projektit të Cross Border.
Përndryshe projekti IPA II ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku në komunën ë Vitisë dhe të Gostivarit planifikohet të rregullohen ura për këmbësorët, zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara dhe terreneve rekreative-sportive. /2LONLINE/