• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti në Strasburg takoi dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës sonë

Redaksia 2LONLINE 16 Mars, 2023 3 min
 Kryeministri Kurti në Strasburg takoi dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës sonë

Në përmbyllje të qëndrimit dyditor në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një organizim të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, u mirëprit e bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Luksemburg.

Ai prezantoi para tyre punën dhe arritjet e Qeverisë, që javën tjetër mbush dy vite nga formimi i saj, dhe qasjen e Qeverisë për mërgatën, e cila ruan një vend të veçantë dhe gëzon vëmendjen e plotë nga qeveria.

Këtë, e kemi reflektuar edhe përmes programeve të “Dialogut me Mërgatën” dhe ai i ‘’Diplomacisë Qytetare’’, tek puna për komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore i cili po merret me realizimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit, e ligjit dhe strategjisë për angazhimin e mërgatës​.

Kryeministri Kurti përmendi dhe krijimin e Fondit Sovran, i cili do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në pesë vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë € 4.54 miliardë si remitenca dhe € 1.54 miliardë si investime të huaja direkte. Por mërgata është shumë më tepër sesa kontribuese kyçe në ekonominë e vendit. Atë e shohim dhe si një burim shumë të rëndësishëm të dijes dhe përvojës për Kosovën, e cila mund të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të profesionistëve e të organizatave.

Përvoja dhe njohuritë që mërgata i sjell në atdhe, janë një burim jashtëzakonshëm i pasurisë dhe mund të ndihmojnë në ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.

Gjatë këtyre dy viteve, si Qeveri kemi shtuar dyert për bashkëpunim me mërgatën. Një shembull i tillë është bashkëpunimi në sektorin e arsimit dual me Fondacionin Besa me bazë në Gjermani, apo partneriteti me Shoqatën e Inxhinierëve në Zvicër me Ministrinë e Ekonomisë.  E Dyert tona të bashkëpunimit mbeten gjithmonë të hapura për mërgatën dhe e admirojmë vullnetin e tyre për të bërë gjithmonë më shumë.

Kryeministri Kurti i falënderoi për interesimin e vazhdueshëm dhe kontributin e pareshtur të tyre për vendin dhe shtetin përgjatë secilës fazë të tij. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Kryeministri Kurti mërgatës rekomandojmë Strasburg
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com