Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim bashkatdhetarin tonë, Sali Avdullahu, i cili jeton në Zvicër dhe ndër vite ka dhënë dhe po jep një kontribut të çmuar për qytetarët vitias.
Me këtë rast është biseduar në mes tyre për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me mërgatën vitiase në veçanti në Zvicër.
Kryetari Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë vitiasit të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim e që asnjëherë nuk kanë harruar atdheun e tyre duke kontribuar në vazhdimësi për të mirën e qytetarëve vitias.
Përndryshe në përurimin e stadiumit të qytetit të Vitisë, që u organizua më parë kryetari Haliti, kishte nderuar me mirënjohje mërgatën vitiase dhe të cilën asokohe kishte pranuar veprimtari, Sali Avdullahu. /2LONLINE.com/