DYLON

Sokol Haliti kujton artistin, Zija Aliu

Sokol Haliti kujton artistin, Zija Aliu
Avatar photo Redaksia

Një muaj pa njeriun e mirë e artistin e madh, Zija Aliu.

U bënë një muaj prej se kemi humbur njërin nga personalitetet më të shquara, jo vetëm, të Komunës së Vitisë, Zija Aliu.

EkoHigjiena

Familja, bashkëpunëtorët dhe mbarë shoqëria kanë mbetur pa familjarin e devotshëm, pa njeriun e mirë, pa humanistin e afaristin dhe pa artistin e madh.

Zija do të mbahet mend përgjithmonë si një person i hareshëm, energjik dhe i sinqertë.

Kontributi i tij në fushën e artit është i jashtëzakonshëm. Ai luajti rol të madh në krijimin, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Sidomos njihej gjithandej si ikonë e vallëzimit.

Mirënjohës për jetë për Zija Aliun.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti