Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca dhe me prezencë të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë të re plenare të premten, më 7 tetor 2022, në të cilën pritet të mbahet një interpelencë, të shqyrtohen disa projektligje e rekomandime.
Në mbledhjen e sotme Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /2LONLINE/