DYLON

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major, Ferenc Kajari

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major, Ferenc Kajari
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Në takim me komandantin Kajari, Presidentja Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.

Edhe komandanti Kajari falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.