Të enjten, më 20 tetor 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare, si dhe do të vazhdojë seancat me pikat e mbetura.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.
Në seancën e rregullt plenare, e cila do të fillojë në orën 10:00, do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike.
Në orën 12:00, ndërkaq, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 4 gusht 2022, nga seanca plenare e mbajtur më 7 tetor 2022, nga seanca e datës 15, 22 dhe 23 shtator 2022, pastaj nga seanca e datës 29 shtator dhe 3 tetor 2022, si dhe nga seanca plenare e filluar 14 tetor 2022.
Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /2LONLINE/