DYLON

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që u mbajt sot në Shkup, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në këtë takim të përzemërt homologët Konjufca e Gashi bashkëbiseduan për zhvillimet politike në të dyja shtetet, për bashkëpunimin e ngushtë që ekziston midis dy vendeve fqinje dhe po ashtu për perspektivën e përbashkët euro-atlantike.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca uroi z. Gashi për detyrën e re në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke i dëshiruar suksese dhe duke i shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të ruajtur dhe avancuar më tej raportet e shkëlqyera ndërparlamentare.

I pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke falënderuar kryetarin Konjufca për pjesëmarrjen e tij në punimet e sotme të SEECP-së, shprehu përkushtimin për të kontribuuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si shembull i marrëdhënieve të ngushta e i miqësisë midis vendeve që ndajnë aspirata të përbashkëta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.