Kryeshefi Ekzektutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) priti në takim anëtarë të Bordit të NIAIA (National Internal Affairs Investigators association) nga SHBA.
Anëtarë të Bordit të NIAIA nga SHBA, Chele Ray dhe Tamra Alstatt, vizituan sot IPK-në ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.
Kryeshefi i IPK-së dhe mysafirët nga NIAIA diskutuan për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes agjencive të zbatimit të ligjit të SHBA-ve dhe IPK-së.
NIAIA ëshë mekanizëm që mbledh organet mbiqkyrëse të Policisë dhe të hetimeve të brendshme në SHBA, ku IPK është anëtar me të drejta të plota që nga viti 2020 dhe është pjesë aktive e punimeve të konferencave vjetore.
Ndërkaq këtë vit IPK kishte prezantuar historitë e suksesit lidhur me operacionet antikorrupsion në konferencën vjetore në Washington, prezantim i cili u vlerësua shumë nga Bordi dhe pjesëmarrësit. /2LONLINE/